Larixhani: Irani po reziston përball Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77618-larixhani_irani_po_reziston_përball_amerikës
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika të jetë e sigurt se populli i Iranit me vendosmëri më të madhe do të vazhdojë rrugën e tij nën udhëheqjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2018 07:56 Europe/Tirane
  • Larixhani: Irani po reziston përball Amerikës

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika të jetë e sigurt se populli i Iranit me vendosmëri më të madhe do të vazhdojë rrugën e tij nën udhëheqjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani në fillim të seancës plenare të Parlamentit të Iranit, reagoi ndaj deklaratave anti-iraniane të presidentit amerikan dhe tha: "Donald Trump në kohën kur po flet për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Iranit, njëkohësisht pretendon për një lloj dialogu të ri me Iranin për zgjidhjen e çështjeve". Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump të enjten njëkohësisht me kërcënimin për vendosjen e sanksioneve të papara kundër Iranit, njëkohësisht është shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Iranit. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke thënë se autoritetet e Republikës Islamike të Iranit nuk do të presin premtimet e pa kohë të Evropës dhe shtoi: "Nëse Evropa mund ta ruajë marrëveshjen bërthamore, duhet të marrë më shpejtë dhe më qartë vendimin e vet, përndryshe Republika Islamike e Iranit merr hapa të tjera si në fushën e energjisë atomike si në lidhje me çështje të tjera".