Shkatërrohen dy grupe të tjera terroriste në veriperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77652-shkatërrohen_dy_grupe_të_tjera_terroriste_në_veriperëndim_të_iranit
Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, njoftoi shkatërrimin e dy grupeve të tjera terroriste në Sarvabad dhe Oshnavieh, në veriperëndim të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2018 10:45 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen dy grupe të tjera terroriste në veriperëndim të Iranit

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, njoftoi shkatërrimin e dy grupeve të tjera terroriste në Sarvabad dhe Oshnavieh, në veriperëndim të Iranit.

Mbrëmë Zyra për Marrëdhëniet me Publikun bazës Hamzeh Sejed al-Shohada e Gardës Revolucionare, tha në një deklaratë të shtunën se forcat e Gardës vranë të gjithë pjesëtarët e grupit terrorist "të lidhur me arrogancën globale" në rajonin kufitar Oshnavieh në provincën e Kurdistanit të premten në mbrëmje. Deklarata tha se grupi terrorist kishte kryer një sulm në Irakun e veriut përpara se të kalonte kufirin në Iran. "Elementet e ekipit terrorist merrnin urdhra nga krerët e grupeve terroriste në Irakun e veriut dhe kishin plane të sakta pas infiltrimit në Iran për të kryer veprime terroriste dhe anti-sigurisë ", thuhej në deklaratë.