Teherani dhe Pekini nënshkruajnë katër dokumente për bashkëpunim
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77662-teherani_dhe_pekini_nënshkruajnë_katër_dokumente_për_bashkëpunim
Republika Islamike e Iranit dhe Kina kanë nënshkruar katër dokumente për bashkëpunim me qëllim të zgjerimit më shumë të marrëdhënieve bilaterale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 10, 2018 11:42 Europe/Tirane
  • Teherani dhe Pekini nënshkruajnë katër dokumente për bashkëpunim

Republika Islamike e Iranit dhe Kina kanë nënshkruar katër dokumente për bashkëpunim me qëllim të zgjerimit më shumë të marrëdhënieve bilaterale.

Zyra për informim e presidentit të Iranit njoftoi se dokumentet për bashkëpunim të Iranit dhe Kinës janë nënshkruar të dielën gjatë një takimi mes presidentëve të të dy vendeve dhe nga funksionarët e lartë të Iranit dhe Kinës. Memorandumi i përbashkët për hulumtim mes sektorit shkencor dhe teknologjik të presidencës së Iranit dhe Ministrisë së Shkencave dhe Teknologjisë së Kinës, memorandumi për bashkëpunim në fushën e luftës kundër prodhimit të paligjshëm, të luftës kundër trafikimit dhe lëndëve narkotike, memorandumi për bashkëpunim mes Organizatës së Bursës së Iranit dhe Komisionit Ligjvënës për Letrat me Vlerë të Kinës për bashkëpunim reciprok dhe ndihmë teknike, si dhe memorandumi për bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Iranit dhe Komisionit Kombëtar për Zhvillim dhe Reforma të Kinës për formimin e një programi për bashkëpunim të përbashkët bilateral mes Iranit dhe Kinës; janë katër dokumentet e rëndësishme të nënshkruara mes Iranit dhe Kinës.