Presidenti iranian uron fitoren e ekipit kombëtar në Rusia 2018
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78056
Presidenti iranian, z. Hasan Ruhani në një mesazh të premten përgëzoi fitoren e ekipit kombëtar të futbollit të Iranit mbi ekipin maroken në ndeshjen e parë të Kupës Botërore 2018 në Shën Petersburg.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Qershor 16, 2018 07:00 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian uron fitoren e ekipit kombëtar në Rusia 2018

Presidenti iranian, z. Hasan Ruhani në një mesazh të premten përgëzoi fitoren e ekipit kombëtar të futbollit të Iranit mbi ekipin maroken në ndeshjen e parë të Kupës Botërore 2018 në Shën Petersburg.

Ruhani ka shkruar në Twitter se një lojë e mirëllogaritur dhe fitore e ëmbël e bënë popullin iranian të lumtur. Ekipi kombëtar i futbollit të Iranit mundi Marokun 1-0 në ndeshjen e hapjes së Grupit B të Kupës së Botës 2018, që u zhvillua të premten në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, në Shën Petersburg. Edhe Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani në një mesazh të tij e përgëzoi ekipin e futbollit të Iranit për fitoren e ndaj ekipit maroken. Në mesazhin e tij thuhet: Arritja e një fitoreje të ëmbël nga të rinjtë e guximshëm iranianë në hapin e parë të Kampionatit Botëror 'Rusia 2018', bëri që i gjithë Irani të ishte i lumtur në ditën e mbarë të Fitër Bajramit". Fitoren e ekipit kombëtar të Iranit e uroi edhe Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, duke thënë se sportistët iranianë demonstruan zellin, guximin dhe vullnetin e tyre.