Mediat ruse: Irani befasia e Kampionatit Botëror
Kanali televiziv rus Match TV i cili është themeluar ekskluzivisht për Kampionatin Botëror 2018 të Rusisë, në një raport të tij ka thënë se Irani është befasia e Kampionatit Botëror dhe e ka vlerësuar shkëlqyeshëm organizimin e ekipit kombëtar të Iranit në ndeshjen kundër Marokut që nuk e lejoi këtë ekip të shënojë rezultat.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se loja e ekipit kombëtar iranian të futbollit përball ekipit të Marokut që u zhvillua dje pasdite në stadiumin “Kerstovski” në San Petersburg dhe përfundoi me rezultatin 1-0 për Iranin, është transmetuar tre herë në kanalin Match Tv. Komentatori i këtij kanali televiziv rus golin e ekipit iranian e quajti një mrekulli dhe tha: “Irani është befasia e kampionatit botëror”. Ai shtoi: “Iranianët kanë treguar një lojë sulmuese të mirë dhe u kanë dhuruar një pasion shumë të madh shikuesve dhe simpatizantëve të tyre. Fitorja e Iranit kundër Marokut është një ngjarje historike sepse Irani 20 vjet ishte në pritje të kësaj fitore. Irani fitoren e fundit në kuadër të kampionatit botëror e ka shënuar në vitin 1998 kundër ekipit të Amerikës. Ky është projekti i suksesshëm i Kejrosh. Trajneri i ekipit të Iranit ka arritur të formojë një ekip të unifikuar dhe me disiplinë të lartë. Iranianët e merituan fitoren”.