Kasemi: Terroristët synojnë sigurinë afgane
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII z. Behram Kasemi dënoi me forcë sulmin terrorist në Afganistan të shtunën, duke thënë se terroristët dhe keqdashësit kanë vënë në shënjestër stabilitetin dhe sigurinë e Afganistanit.
Sulmi i së shtunës ka shënjestruar një tubim të forcave afgane në Nangarhar që la dhjetëra të vrarë dhe të plagosur. Kasemi gjithashtu shprehu solidaritet me popullin dhe qeverinë afgane, si dhe me familjet e viktimave. Kasemi duke i shprehur ngushëllime popullit afgan, ka thënë se edhe përkundër një armëpushimit të shpallur në Afganistan, disa grupe që minojnë sigurinë dhe stabilitetin e këtij vendi, nuk janë të gatshëm të respektojnë premtimet e tyre dhe padyshim se ata synojnë të minojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Nuk do të duhet shumë kohë që populli dhe qeveria afgane të kapërcejnë terrorizmin dhe do të përfitojnë nga durimi dhe rezistenca e tyre kundër terroristëve, tha ai. Sulmi i djeshëm në Afganistan ndodhi në rrethin e Rodatit, rreth 25 km nga Xhalalabadi, duke vrarë 20 persona dhe duke plagosur 16 të tjerë.