Kaemi: Irani kërkon vazhdimin e armëpushimit në Afganistan
Qershor 17, 2018 11:04 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur respektimin e armëpushimit mes qeverisë së Afganistanit dhe grupit Taliban të shpallur me rastin e Fitër Bajramit dhe ka kërkuar vazhdimin e këtij armëpushimi dhe respektimin nga të dy palët.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Kasemi të dielën është shprehur optimist për vazhdimin e armëpushimit si faktorë që mund të krijojë rrethanat për fillimin e një procesi të ri konstruktiv për bisedime të paqes dhe për vendosjen e stabilitetit dhe qetësisë në Afganistan. Qeveria e Afganistanit më 12 qershor ka shpallur armëpushim për një javë me grupin Taliban me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Tags