Kompanitë franceze nuk mund të qëndrojnë në Iran
Ministri francez i financave deklaroi se Evropa duhet të ndërtojë institucione të pavarura financiare të imunizuara nga dënimet amerikane për të mbrojtur kompanitë evropiane që po bëjnë biznes në Iran.
Shumica e kompanive franceze të interesuara për të ruajtur biznesin në Iran "nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë, sepse ato duhet të paguhen për produktet që eksportojnë ose prodhojnë në Iran", tha të martën Bruno Le Maire. "Dhe ato nuk mund të paguhen për shkak se nuk ka institucione financiare evropiane sovrane dhe autonome të afta për t'i mbrojtur ato", tha ministri francez i financave për televizionin e BFM. Bruno Le Maire kritikoi Shtetet e Bashkuara, duke thënë se "Amerika nuk duhet të jetë polici ekonomik i planetit". "Prioriteti ynë është të ndërtojmë institucione financiare të pavarura dhe sovrane evropiane, të cilat do të lejonin financimin e kanaleve ndërmjet francezëve, italianëve, gjermanëve, spanjollëve dhe vendeve të tjera të botës. Është e drejta jonë të zgjedhin lirisht se me cilin shtet duam të bëjmë biznes", shtoi ministri francez i financave.