Ministri i jashtëm i Norvegjisë mbështet marrëveshjen bërthamore
Ministri i jashtëm i Norvegjisë ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për marrëveshjen bërthamore dhe ka theksuar se dalja nga kjo marrëveshje ka pasoja të rënda për stabilitetin dhe sigurinë në lindjen e Mesme si dhe për regjimin e ndalimit të prodhimit dhe përhapjes së armëve atomike, si dhe dëmton rëndë kredibilitetin e ANEA.
Ine Eriksen Soreide, ministre e jashtme e Norvegjisë në takimin që pati me Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI ka thënë : Norvegjia përkrah BE mbështet marrëveshjen bërthamore dhe mbështet të drejtat e Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Nga ana e tij Ali Akbar Salehi pasi ka falënderuar për mbështetjen e Norvegjisë ndaj marrëveshjes bërthamore theksoi se populli iranian dëshiron rezultate konkrete nga angazhimi i Evropës për mbështetjen politike dhe ekonomike të marrëveshjes bërthamore. Ai përmendi veprimin e nxituar të disa kompanive evropiane për daljen nga Irani dhe tha se politikat e Uashingtonit janë të destinuara të dështojnë pasi shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore shkakton dëme të parikuperueshme për Bashkësinë Ndërkombëtare. Kreu i AEAI ndodhet në Norvegji për të marrë pjesë në forumin e Oslos.