Kamal Kharazi takohet me ministrin e jashtëm të Spanjës
Qershor 22, 2018 07:06 Europe/Tirane
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit dhe ministri i punëve të jashtme të Spanjës janë takuar në Madrid dhe kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Kamal Kharazi dhe Josep Borrell të enjten në mbrëmje kanë biseduar në lidhje me situatën e marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës dhe rrugët për ruajtjen e kësaj marrëveshje dhe për mënyrat e përpalljes me politikën e sanksioneve të Uashingtonit kundër Iranit. Kamal Kharazi po qëndron për një vizitë zyrtare në Spanjë për të biseduar me funksionarët e shtetit të Spanjës.
Tags