"E ardhme 'e tmerrshme' e pret botën nëse dështon marrëveshja bërthamore"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78492-e_ardhme_'e_tmerrshme'_e_pret_botën_nëse_dështon_marrëveshja_bërthamore
Shefi i Organizatës për Energji Atomike të Iranit ka thënë se Lindja e Mesme dhe e gjithë bota do të përballen me një të ardhme "të tmerrshme" nëse marrëveshja bërthamore shumëpalëshe e vitit 2015 nënshkruar midis Teheranit dhe  me grupit 5+1 dështon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 22, 2018 16:24 Europe/Tirane

Shefi i Organizatës për Energji Atomike të Iranit ka thënë se Lindja e Mesme dhe e gjithë bota do të përballen me një të ardhme "të tmerrshme" nëse marrëveshja bërthamore shumëpalëshe e vitit 2015 nënshkruar midis Teheranit dhe  me grupit 5+1 dështon.

Shefi i Organizatës për Energji Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi i bëri këto komente të premten në një panel të ekspertëve të mbajtur në margjinat e Forumit të Oslo, në prani të ministrave të jashtëm të Norvegjisë dhe të Omanit. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare tregoi një reagim të ashpër ndaj vendimeve "të pamenduara dhe të pabazuara" të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë lëvizjen për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA). "Nëse Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera që mbështesin marrëveshjen bërthamore nuk demonstrojnë kundërshtimin e tyre praktik ndaj politikave amerikane në kohën e duhur, ata do të përballen me një të ardhme të tmerrshme dhe pasiguri të pashembullt në rajon dhe në botë për shkak të rënies së marrëveshjes bërthamore", tha Salehi.