Abdulahian: Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë angazhim ndaj detyrimeve ndërkombëtare
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit tha se Shtetet e Bashkuara, pasi u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore, vendosën të largohen edhe nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe nuk kanë asnjë angazhim ndaj detyrimeve ndërkombëtare.
Husein Amir Abdulahian, të premten në takimin e zhvilluar me Passcale Baeriswyl, zv/ministër i jashtëm i Zvicrës, ka thënë: Republika Islamike e Iranit po pret reagimin e Evropës ndaj tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe parlamenti iranian përcjell me kujdes vendimet dhe sjelljet e Evropës në këtë fazë. Asistenti Special i kryetarit të parlamentit iranian për çështjet ndërkombëtare, duke kritikuar heshtjen perëndimore për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në Jemen dhe Bahrejn, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit që në fillim theksoi zgjidhjen politike të krizës në rajon dhe ndërhyrjet ushtarake amerikane dhe të disa aleatët të SHBA kanë shkatërruar stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.