Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë diskutojnë për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78702-ministrat_e_jashtëm_të_iranit_dhe_rusisë_diskutojnë_për_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë diskutuar zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe grupit  5 + 1 dhe për tërheqjen e SHBA nga kjo marrëveshje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2018 18:16 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë diskutojnë për marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë diskutuar zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe grupit  5 + 1 dhe për tërheqjen e SHBA nga kjo marrëveshje.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se diplomatët kryesorë iranianë dhe rusë mbajtën një bisedë telefonike të hënën. "Ministrat e jashtëm shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh jetike të axhendës ndërkombëtare dhe rajonale me fokus në situatën rreth Planit të Përbashkët të Veprimit", thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Rusisë. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi më 8 maj se Uashingtoni largohet nga marrëveshja bërthamore, e cila u arrit mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia dhe Kina - plus Gjermania. Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif tha të dielën se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të shkatërrojnë marrëveshjen kryesore bërthamore të vitit 2015 në një orvatje për të detyruar Iranin të largohet nga marrëveshja.