Mesazhi i presidentit Ruhani për ekipin kombëtar iranian të futbollit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78718
Ju keni luftuar për realizimin e ëndrrës së një kombi.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Qershor 26, 2018 10:14 Europe/Tirane
  • Mesazhi i presidentit Ruhani për ekipin kombëtar iranian të futbollit

Ju keni luftuar për realizimin e ëndrrës së një kombi.

Kështu është shprehur presidenti i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij drejtuar ekipit kombëtar iranian të futbollit. Presidenti Hasan Ruhani në këtë mesazh tha: Falënderim për Zotin dhe për ju të rinj të devotshëm dhe të përkushtuar që me plot inteligjencë dhe vullnet bëtë një prezantim të shkëlqyer në kampion botëror të futbollit 2018 dhe me përpjekjen tuaj edhe një herë i treguat botës unitetin, shpresën dhe përpjekjen e kombit iranian. Ekipi kombëtar i Iranit në ndeshjen e fundit të tij që u mbajt dje në qytetin Saransk të Rusisë, u përball me Portugalinë. Ndeshja Iran-Portugali përfundoi barazim. Irani me një përfaqësim të shkëlqyer dhe me 4 pikë nuk arriti të kalojë fazën e parë të kampionatit. Në kupën e botës Rusia-2018 Irani ishte në grup me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun.