Fund krenar për Iranin në botërorin Rusia-2018
Ekipi kombëtar i Iranit në ndeshjen me Portugalinë arriti të marrë një pikë me barazimin 1 me 1. Ekipi iranian i dha fund botërorit Rusia 2018 me një rezultat krenar prej 4 pikësh.
Ekipi kombëtar i Iranit në ndeshjen e fundit të tij që u mbajt dje në qytetin Saransk të Rusisë, u përball me Portugalinë. Ndeshja Iran-Portugali përfundoi barazim. Irani me një përfaqësim të shkëlqyer dhe me 4 pikë nuk arriti të kalojë fazën e parë të kampionatit. Në kupën e botës Rusia-2018 Irani ishte në grup me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun. Në ndeshjen e parë të 15 qershorit Irani u përball me Marokun ku fitoi me rezultatin 1 me 0. Më pas ekipi kombëtar i Republikës Islamike të Iranit u ndesh me Spanjën ku megjithëse bëri një lojë shumë të mirë, humbi me rezultatin 0 me 1. Nga grupi B u kualifikuan Portugalia dhe Spanja me nga 5 pikë ndërsa Irani me 4 pikë u rendit i treti. Maroku me 1 pikë u rendit në vendin e katërt.