Ruhani: Republika Islamike e Iranit me vigjilencë ka tejkaluar komplotet e armiqve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje komplotet e Amerikës kundër Iranit që nga koha e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe deklaroi se populli dhe sistemi shtetëror i Republikës Islamike të Iranit me vigjilencë dhe vetëdijesim kanë arritur të tejkalojnë komplotet e armikut në periudhat e ndryshme kohore.
Hasan Ruhani të martën në një takim në Teheran tha se arroganca botërore dhe sionizmi ekzistencën e Iranit Islamik të fuqishëm e konsideron kërcënim të madh për qëllimet e saj, prandaj çdo herë kur populli i Iranit ka arritur një fitore të madhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, armiqtë për shkak të fuqisë dhe ndikimit të Iranit, janë pozicionuar përball popullit të Iranit. Ruhani në vazhdim tha se populli i Iranit gjatë viteve me radhë ka tejkaluar batica dhe zbatica të shumta dhe ka rezistuar përball presionit të armiqve. Amerikanët që nga koha kur filloi zbatimi i marrëveshjes bërthamore kanë paraqitur pretekste të ndryshme dhe kanë shkelur zotimet e veta për ta detyruar Iranin që të dalë nga marrëveshja bërthamore, mirëpo ata kanë dështuar edhe në këtë komplot.