Dështojnë terroristët takfiristë për të depërtuar në territorin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78754-dështojnë_terroristët_takfiristë_për_të_depërtuar_në_territorin_e_iranit
Baza "Kods" e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit kanë njoftuar për përleshje të forcave të kësaj baze me një grup terrorist të organizatave takfiriste në rajonin Mirxhave në juglindje të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2018 10:24 Europe/Tirane
  • Dështojnë terroristët takfiristë për të depërtuar në territorin e Iranit

Baza "Kods" e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit kanë njoftuar për përleshje të forcave të kësaj baze me një grup terrorist të organizatave takfiriste në rajonin Mirxhave në juglindje të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në raportin e kësaj baze të forcave tokësore të Gardës Revolucionare thuhet: "Të hënën në mbrëmje një grup terrorist i organizatave takfiriste nga rajoni Tehlab Mirxhave i provincës Sistan dhe Baluçistan në juglindje të Iranit, ka tentuar të depërtojë në thellësinë e territorit të Republikës Islamike të Iranit dhe të kryejë veprime terroriste, por me vigjilencën e forcave kufitare, ka dështuar dhe pas përleshjes dhe humbjeve të konsiderueshme, është arratisur. Gjatë kësaj përleshje janë vrarë tre terroristë dhe janë plagosur disa të tjerë dhe pjesëtarët e tjerë janë arratisur në territorin e Pakistanit. Gjatë kësaj përleshje janë martirizuar tre forca të rojave kufitare të Iranit.