Hapet fabrika për prodhimin e UF-6 në Esfahan
Në qytetin Esfahan në qendër të Iranit, është hapur fabrika e prodhimit të UF-6.
Pas shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës dhe daljes së Uashingtonit nga kjo marrëveshje dhe me urdhër të liderit suprem të revolucionit islamik për rihapjen e sektorit të industrisë bërthamore në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka nisur punën fabrika e prodhimit të UF-6 në qytetin Esfahan dhe ditën e mërkurë u prodhua fuçia e parë me kekun e verdhë në kompleksin industrial RUCF të këtij qyteti. Me rihapjen e punimeve të kompleksit industrial UCF, është aktivizuar një pjesë e rëndësishme e industrisë bërthamore të Iranit atë të prodhimit të UF-6. Gazi UF-6 është një përbërje që përdoret nëpër centrifuga. Lideri suprem i revolucionit islamik më 3 qershor 2018 në ceremoninë e 29 vjetorit të vdekjes së imam Khomeinit (ra) nga Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit kërkoi që sa më shpejtë të bëjë përgatitjet për prodhimin e 190 mijë Swo në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Qeveria amerikane më 8 maj me një veprim të njëanshëm doli nga marrëveshja bërthamore. Ky vendim i Uashingtonit është dënuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.