Ruhani: Vullneti i kombit Iranian do të sfidojë Amerikën
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë pasi theksoi se kombi Iranian kurrë nuk gjunjëzohet dhe nuk i nënshtrohet imponuesit dhe agresorit, tha se Iranianët në përballje me vullnetet do të thyejnë Amerikën.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një takim me drejtuesit e lartë të qeverisë, përmendi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: në 51 ditët e kaluara të gjitha vendet e botës kanë dënuar presidentin Donald Trump dhe pushtetarët amerikanë mirëpo askush nuk ka thënë se Irani është tërhequr apo është frikësuar nga sanksionet. Përkundrazi të gjithë kanë theksuar se Irani ka ndërmarrë një rrugë inteligjente dhe të zgjuar. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se marrëveshja bërthamore vazhdon të ekzistojë dhe shtoi se amerikanët, sionistët dhe dashakeqët rajonalë të Republikës Islamike të Iranit, kujtuan se me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Irani menjëherë pas disa orësh do të shpallte daljen e tij nga kjo marrëveshje mirëpo Irani nuk u nxitua dhe nuk veproi me nxitim. Presidenti Ruhani ndër të tjera shtoi: Në kohën kur Republikës Islamike të Iranit me kërkesën e miqve nga Evropa, Rusia dhe Kina dha kohë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, amerikanët, sionistët dhe dashakeqët e rajonit u zhgënjyen shumë dhe goditja që i dha kombi iranian atyre ishte e paimagjinueshme.