Velajeti: Kombi iranian nuk nënshtrohet përballë komploteve të Amerikës
(last modified Fri, 29 Jun 2018 07:12:34 GMT )
Qershor 29, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Velajeti: Kombi iranian nuk nënshtrohet përballë komploteve të Amerikës

Këshilltari i liderit suprem të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare, pasi përmendi sanksionet e mundshme të Amerikës kundër Iranit ka thënë se kombi iranian nuk nënshtrohet përballë komploteve të Amerikës.

Ali Akbar Velajeti, në një fjalim të tij në qytetin Mashhad ka thënë: amerikanët kujtojnë se kombi iranian do të nënshtrohet përballë komploteve të tyre, mirëpo Amerika ashtu si në të kaluarën do të dështojë përballë këtij kombi. Velajeti tha se Irani është fuqia e parë e rajonit dhe shtoi: Irani dhe boshti i rezistencës arriti të neutralizojë komplotet e Amerikës dhe të aleatëve të saj në rajonin e Azisë perëndimore. Donald Trump më 8 maj shpalli daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe me akuza të pabaza kundër Iranit ka premtuar rikthimin e sanksioneve brenda 3 ose 6 muajve të ardhshëm.

Tags