Kasemi: Pakoja e propozuar nga BE, nuk i është dorëzuar Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj lajmeve të publikuara se Bashkimi Evropian ka ofruar një pako të propozuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, deklaroi se deri më tani pakoja e propozuar nga BE nuk i është dorëzuar Iranit.
Disa media të shtunën duke cituar Federika Mogherini, shefen e diplomacisë evropiane, kanë njoftuar për miratimin e një pako mbështetëse të BE për të garantuar interesat e Iranit dhe kanë thënë se në dy ditët e ardhshme përmbajtja e kësaj pako do t'i dorëzohet autoriteteve iraniane.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Iranit, deklaroi: "Vendet e BE janë duke zhvilluar bisedimet e fundit të tyre për të ofruar propozimet e tyre që me padyshim se pas pranimit të kësaj pako të propozuar, të do të bëhet publike çështja dhe do të shqyrtohet përmbajtja e saj. Irani, pas shqyrtimit të propozimeve të BE dhe në bazë të interesave kombëtare dhe prioriteteve të vendit, do të marrë vendimin e duhur në lidhje me atë dhe ose me daljen nga marrëveshja bërthamore".