Kasemi: Pakoja e propozuar nga BE, nuk i është dorëzuar Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78933-kasemi_pakoja_e_propozuar_nga_be_nuk_i_është_dorëzuar_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj lajmeve të publikuara se Bashkimi Evropian ka ofruar një pako të propozuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, deklaroi se deri më tani pakoja e propozuar nga BE nuk i është dorëzuar Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2018 10:24 Europe/Tirane
  • Kasemi: Pakoja e propozuar nga BE, nuk i është dorëzuar Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj lajmeve të publikuara se Bashkimi Evropian ka ofruar një pako të propozuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, deklaroi se deri më tani pakoja e propozuar nga BE nuk i është dorëzuar Iranit.

Disa media të shtunën duke cituar Federika Mogherini, shefen e diplomacisë evropiane, kanë njoftuar për miratimin e një pako mbështetëse të BE për të garantuar interesat e Iranit dhe kanë thënë se në dy ditët e ardhshme përmbajtja e kësaj pako do t'i dorëzohet autoriteteve iraniane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Iranit, deklaroi: "Vendet e BE janë duke zhvilluar bisedimet e fundit të tyre për të ofruar propozimet e tyre që me padyshim se pas pranimit të kësaj pako të propozuar, të do të bëhet publike çështja dhe do të shqyrtohet përmbajtja e saj. Irani, pas shqyrtimit të propozimeve të BE dhe në bazë të interesave kombëtare dhe prioriteteve të vendit, do të marrë vendimin e duhur në lidhje me atë dhe ose me daljen nga marrëveshja bërthamore".