Irani paralajmëron disa anëtarë që shkelin marrëveshjen e OPEC
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78971-irani_paralajmëron_disa_anëtarë_që_shkelin_marrëveshjen_e_opec
Ministri i naftës i Iranit ka thënë se çdo rritje e prodhimit të naftës nga çdo anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tejkalon detyrimet e imponuara nga marrëveshja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2018 10:25 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron disa anëtarë që shkelin marrëveshjen e OPEC

Ministri i naftës i Iranit ka thënë se çdo rritje e prodhimit të naftës nga çdo anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tejkalon detyrimet e imponuara nga marrëveshja.

Bizhan Namdar Zangane në një letër drejtuar Soheil Mohamed Al Mazrouji, drejtor i radhës i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), ka thënë: "Të gjitha vendet anëtare të OPEC duhet të respektojnë zotimet e tyre dhe vendimet e marra në takimet e fundit të OPEC-ut në Vjenë dhe të përmbahet nga kryerja e një veprimi të njëanshëm që do të dëmtonte unitetin dhe pavarësinë e OPEC-ut. Anëtarët e OPEC më 22 qershor në takimin e 160 të organizatës në Vjenë nënvizuan marrëveshjen e arritur nga OPEC (nëntor 2016) për të reduktuar prodhimin në 1 milion e 800 mijë fuçi në ditë.