Sektori privat mund të eksportojë naftën iraniane
Zv/presidenti i parë i Iranit deklaroi se Teherani po shqyrton eksportimin e naftës nga sektori privat në një përpjekje për të neutralizuar sanksionet e ardhshme të SHBA, të cilat kanë për qëllim të kufizojnë të ardhurat e Republikës Islamike duke bllokuar eksportet e saj të naftës bruto.
"Ata që kanë njohuritë më të vogla mbi zhvillimet ndërkombëtare e dinë se kjo është e pamundur. Prandaj, SHBA-të i janë drejtuar Arabisë Saudite, kështu që nëse furnizimi i naftës Iranit do të reduktohet, tregu i tyre i naftës nuk do të preket nga kjo ", deklaroi Xhahangiri. Ai vuri në dukje se "nafta e papërpunuar e Iranit do të ofrohet në tregun e brendshëm të aksioneve dhe sektori privat mund të blejë dhe eksportojë naftën në mënyrë transparente". Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Amerika, regjimi sionist dhe regjimi Al Saud po bëjnë përpjekje të godasin ekonominë e Iranit dhe të ndalin procesin e progresit dhe zhvillimit të vendit, mirëpo ata do të dështojnë në këtë drejtim. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Is'hak Xhahangiri të dielën në ceremoninë për manifestimin e "Ditës kombëtare të industrisë dhe minierave" në Teheran, vuri në dukje kufizimet që janë vendosur ndaj aktivistëve iranianë të ekonomisë nga ana e disa shteteve të rajonit dhe tha: "Këto vende kanë krijuar probleme për sigurimin e valutës për Iranin, mirëpo në fund ata të mbesin vetëm fytyrëzi në rajon. Në vazhdim Is'hak Xhahangiri foli edhe për komplotet e Amerikës kundër Iranit dhe tha: "Ndalja e shitjes së naftës së Iranit dhe krijimi i pengesave për eksportuesit iranianë, janë komplote të Amerikës për të goditur ekonominë e Iranit, por qeveria e Republikës Islamike të Iranit ka paraparë masat përkatëse për t'u përballur me këto komplote".