Asnjë kërcënim kundër Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79015-asnjë_kërcënim_kundër_iranit_nuk_do_të_mbetet_pa_përgjigje
Një komandant i lartë iranian deklaroi se çdo kërcënim kundër Republikës Islamike në çdo nivel nuk do të mbetet pa përgjigje duke theksuar se Forcat e Armatosura të Iranit janë plotësisht të përgatitura për t'u dhënë një përgjigje të fortë dhe dërrmuese armiqve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 02, 2018 16:39 Europe/Tirane
  • Asnjë kërcënim kundër Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje

Një komandant i lartë iranian deklaroi se çdo kërcënim kundër Republikës Islamike në çdo nivel nuk do të mbetet pa përgjigje duke theksuar se Forcat e Armatosura të Iranit janë plotësisht të përgatitura për t'u dhënë një përgjigje të fortë dhe dërrmuese armiqve.

Gjeneral major Gholam Ali Rashid, komandanti i bazës anti-ajrore Khatam al-Anbia, e bëri këtë deklaratë të hënën gjatë një fjalimi në një takim me komandantët e Forcave Tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik në Teheran. Ai tha se armiku ka vënë në shënjestër fuqinë dhe vullnetin e popullit iranian dhe sistemin islamik nën iluzionin se kërcënimet mund t'i dëmtojnë ata.Gjeneral major Gholam Ali Rashid  theksoi rëndësinë e forcimit të unitetit dhe koherencës politike dhe shoqërore dhe mbështetjen e politikave të vendit në përballjen me Shtetet e Bashkuara. Ky komandant i Gardës së Revolucionit Islamik i bëri thirrje kombit iranian të mbetet vigjilent dhe i vetëdijshëm për kërcënimet e armikut.