Ruhani organizon takim me iranianët me banim në Zvicër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79020-ruhani_organizon_takim_me_iranianët_me_banim_në_zvicër
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dje ka zhivlluar një takim me iranianët me banim në Zvicër. Hasan Ruhani në këtë takim theksoi se Irani nuk u nënshtrohet presioneve të huaja. Ai iranianët jashtë shtetit i quajti ambasadorë të kombit iranian dhe prej tyre kërkoi të përpiqen për të prezantuar realitetin dhe për të shtuar investimet e iranianëve brenda në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2018 03:05 Europe/Tirane
  • Ruhani organizon takim me iranianët me banim në Zvicër

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dje ka zhivlluar një takim me iranianët me banim në Zvicër. Hasan Ruhani në këtë takim theksoi se Irani nuk u nënshtrohet presioneve të huaja. Ai iranianët jashtë shtetit i quajti ambasadorë të kombit iranian dhe prej tyre kërkoi të përpiqen për të prezantuar realitetin dhe për të shtuar investimet e iranianëve brenda në vend.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, presidenti Hasan Ruhani i cili ka shkuar në Zvicër për tu takuar dhe biseduar me autoritetet e këtij vendi, në takimin e së hënës me një grup iranianësh banues në Zvicër tha se aktivitetet e iranianëve jashtë vendit janë objekt krenarie dhe shtoi se “ të gjithë ne kemi përgjegjësi të përpiqemi për zhvillimin dhe mirëqenien akoma më të madhe të kombit iranian”. Presidenti Ruhani tha se logjika e ndjekur nga Irani në bisedimet me fuqitë e mëdha është bërë e qartë për të gjithë dhe shtoi: Si rezultat i zbatimit të marrëveshjes bërthamore niveli i bashkëpunimit ekonomik dhe shkencor të Iranit me botën është shtuar dukshëm dhe miliarda dollarë janë investuar në sektorë të shumtë sidomos nga iranianët me banim jashtë shtetit. Amerika me vendosjen e sanksioneve të saj synon të ushtrojë presione mbi jetën e popullit iranian mirëpo ajo pretendon se kërkon të ushtrojë presione mbi qeverinë iraniane ndërkohë që bllokimi i mallrave si medikamentet dhe parandalimi i shitjes së naftës iraniane, qartazi tregon se Amerika synon të dyfishojë presione mbi popullin iranian, Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë politike dhe ekonomik me ftesë zyrtare të presidentit të Zvicrës ndodhet për një vizitë në këtë vend.