Zarif reagon ndaj arrestimit të një diplomati iranian në Gjermani
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka reaguar ndaj arrestimit të një diplomati iranian në Gjermani me akuza të rrejshme për përpjekje për shpërthim bombe në një miting të grupit terrorist Monafekin (MEK) në Paris dhe ka shkruar: "Republika Islamike e Iranit dënon çfarëdo veprimi të dhunshëm dhe terrorist në çfarëdo vendi".
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Zarif ka thënë se Republika Islamike e Iranit është e gatshme që t'u japë përgjigje të gjitha shqetësimeve në lidhje me këtë çështje. "Është për t'u çuditur që njëkohësisht me vizitën e presidentit të iranian z. Hasan Ruhani në Zvicër dhe Austri, paraqitet operacione të pretenduara se kryhen në emër të Iranit dhe është arrestuar një person. Vizita e presidentit iranian në Zvicër dhe Austri, i ka shtyrë armiqtë e Iranit për krijimin e skenarëve me qëllim që të zhvlerësojnë bisedimet e z. Hasan Ruhani për forcimin e marrëveshjes bërthamore dhe të paraqesin të paefektshëm theksimin e tij që evropianët të kryejnë angazhimet e tyre në këtë drejtim". Sipas një deklarate të autoriteteve të Belgjikës, arrestimi i diplomatit iranian në lidhje me këtë akuzë, është bërë në Gjermani dhe ky persona është një prej diplomatëve të ambasadës së Iranit në Vjenë të Austrisë.