Ruhani: Sanksionet amerikane krim ndërkombëtar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sanksionet amerikane kundër kombit iranian i ka quajtur krim ndërkombëtar.
Hasna Ruhani në kuadër të simpoziumit me aktivistë të ekonomisë dhe tregtisë të Iranit dhe Austrisë, sanksionet e Amerikë skundër kombit iranian kanë krijuar probleme për jetën dhe mirëqenien e popullit dhe shtoi: Ky veprim i qeverisë amerikane është një lloj krimi, shtypje dhe agresioni ndaj të drejtave të kombit iranian. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se Irani dhe Austria janë të vendosur për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, e cila u arrit pas bisedimeve të organizuara në këtë vend dhe në Zvicër dhe shtoi: Sot disa fuqi duan që të privojnë popujt nga të drejtat dhe interesat e tyre dhe është përgjegjësi e qeverive që të përballen me këto veprime të jashtëligjshme dhe të mos dorëzohen përballë presioneve. Vullneti i qeverisë dhe kombit iranian dhe të Austrisë në 160 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve politike mes dy vendeve është një mundësi për tu përballur me ato fuqi që duan të privojnë shoqërinë njerëzore nga e drejta e saj.