Zarif nënvizon arritjet e takimit në Vjenë
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif në një mesazh theksoi arritjet e bëra në takimin e përbashkët për marrëveshjen bërthamore në Vjenë.
"Pikat kryesore të takimit të sotëm të marrëveshjes bërthamore: 1. Të gjithë të angazhuar për të siguruar përfitimet e Iranit: SHBA të izoluara; 2. Kalimi në drejtimin e duhur për hapat konkretë për zbatimin në kohë të angazhimeve; 3. Irani rivendosi të drejtat e veta për t'iu përgjigjur shkeljeve të SHBA nëse masat përmirësuese nuk janë të mjaftueshme", shkroi Zarif në llogarinë e tij të Twitter. Takimi i përbashkët i Komisionit të Përbashkët të Planit të Veprimit u mbajt të premten në Hotel Cobourg të Vjenës për të diskutuar mbi të ardhmen e kësaj marrëveshje multilaterale. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini kryesoi këtë raund të takimit të përbashkët të Komisionit të marrëveshjes bërthamore ku u diskutua mbi paketën e 'propozimeve të BE' për Iranin pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore.