Regjimet shtypëse ndjekin Amerikën kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79154-regjimet_shtypëse_ndjekin_amerikën_kundër_iranit
Donald Trump president i Amerikës muajt e fundit haptazi ka ndjekur një veprimtari armiqësore kundër Iranit. Donald Trump me veprimet e tij armiqësore kundër Iranit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, mundohet të imponojë sanksione të njëanshme ekonomike, tregtare, bankare, të naftës dhe duke ngritur koalicione ushtarake rajonale kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2018 04:48 Europe/Tirane
  • Regjimet shtypëse ndjekin Amerikën kundër Iranit

Donald Trump president i Amerikës muajt e fundit haptazi ka ndjekur një veprimtari armiqësore kundër Iranit. Donald Trump me veprimet e tij armiqësore kundër Iranit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, mundohet të imponojë sanksione të njëanshme ekonomike, tregtare, bankare, të naftës dhe duke ngritur koalicione ushtarake rajonale kundër Iranit.

Në këto kushte disa regjime arabe të rajonit kujtojnë se duke ndjekur pretendimet e Amerikës kundër Iranit, për ata do të krijohet një pozitë e favorshme në rajon. Një prej këtyre regjimeve është Bahrejni ku ministri i jashtëm i këtij vendi për të thithur pëlqimin e Arabisë Saudite dhe të Amerikës, ka akuzuar Iranin se gjoja destabilizon rajonin. Khaled bin Ahmed Al Khalifa ka pretenduar se Teherani po kërcënon me ndërprerjen e rrugëve të eksportit të naftës në rajon në rast se vendosen sanksione ndaj eksportit të naftës iraniane. Kjo deklaratë i referohet fjalëve të presidentit të Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani i cili në një takim me iranianët me banim në Zvicër reagoi ndaj kërcënimeve të Amerikës për sanksione dhe ndërprerjen e plotë të eksportit të naftës iraniane dhe tha: Deklarata e Donald Trump lidhur me ndërprerjen e eksportit të naftës iraniane do të thotë ndërprerje e eksportit të naftës së të gjithë rajonit. Sigurisht partnerët e Uashingtonit në rajon, ndjekjen e politikave të Trump e konsiderojnë një mundësi, sepse ata vetëm me anë të krijimit të krizave mund të garantojnë jetëgjatësinë e tyre. Pretendimet që lëshohen nga Bahrejni vend ku ndodhet baza kryesore ushtarake e Amerikës në rajon dhe që është burim pasigurie dhe destabiliteti në rajon, janë diçka e pritshme. Megjithatë përsëritja e të tilla pretendimeve nuk mund të zgjidhë problemin e regjimit të Bahrejnit. Duhet theksuar se Amerika për të realizuar objektivat dhe qëllimet e saj përdor çdo lloj mjeti dhe bashkërenditje me regjimet kriminale dhe fëmijë-vrasës, për Donald Trump është diçka normale. Agjencia informative Al Jazera thotë: Në këtë proces Shtëpia e Bardhë nuk është e vetme pasi krerët e regjimit sionist janë pranë Uashingtonit i cili vazhdon përpjekjet kundër Iranit në tre kënde. Është e qartë se veprimet e Amerikës janë në kuadër të nisjes së përleshjeve dhe tensioneve në rajon. Në këto kushte bashkërenditja me Amerikës do të thotë bashkëpunim në krijimin e  tensioneve të Amerikës në rajon dhe destabilizimin e rajonit. Insistimi i Amerikës për të vazhduar të tilla politika dhe përsëritja e gabimeve historike, do të ketë pasoja të rënda për rajonin dhe botën. Qeveritë amerikane që nga fitorja e revolucionit islamik në Iran e deri më sot kanë bërë përllogaritje të gabuara duke vazhduar armiqësinë e tyre kundër kombit iranian. Në kohën e luftës së imponuar kjo bashkërenditje tregoi se si disa vende arabe të rajonit të Gjirit Persik u bënë viktima të politikave ndërhyrëse të Amerikës. Historia ka treguar se është në interes të tyre që të jenë më realistë dhe të marrin mësim nga e kaluara dhe të mos përsërisin ato gabime për të cilat më vonë pendohen. Është e qartë se për Iranin është në interes të tij vendosja e sigurisë, paqes dhe e stabilitetit në rajon. Irani deri më sot duke pasur parasysh interesat e tij dhe në kudër të ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë së rajonit ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Opsionet e Iranit janë të shumta dhe ato mund të përdoren në rast të përfundimit të marrëveshjes bërthamore.