Arrestohen elementë terroristë të ISIS në Iran
Prokurori i Teheranit ka njoftuar për arrestimin e 32 pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në Iran.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Abas Xhafari Dolatabadi, prokurori i Teheranit, deklaroi se 16 meshkuj dhe 16 femra, të gjithë pjesëtarë të ISIS dhe që kishin marrë trajnime luftarake dhe kishin shkuar në Siri për kryerjen e operacioneve terroriste, pas thyerjes së ISIS kanë tentuar të hyjnë në Iran për të krijuar kushte për kryerjen e operacioneve terroriste, janë arrestuar nga forcat e sigurisë dhe dosja e tyre është dërguar në gjykatë. Xhafari Dolatabadi gjithashtu vuri në dukje reagimin e grupit terrorist ISIS ndaj ekzekutimit me vrasje të tetë pjesëtarëve të këtij grupi në Iran dhe shtoi: "Këto kërcënime tregojnë se Irani ka shkatërruar grupin terrorist ISIS dhe më nuk do të lejojë që ISIS dhe mbështetësit e tij të vazhdojnë veprimet e tyre kriminele. Mbështetësi kryesor i të akuzuarve të grupit terrorist ISIS është Amerika e cila e ka krijuar këtë grup me qëllim që të prishë sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme dhe vazhdon të mbështesë këtë grup".