Kina ndal blerjen e naftës nga SHBA, drejtohet nga nafta e Iranit?
Një zyrtar nga grupi petrokimik i Kinës Dongming, një përpunues i pavarur nga provinca Shandong e Kinës, tha se kjo rafineri ka ndaluar blerjen e naftës bruto nga SHBA dhe do të blejë të naftë nga Irani.
Gazeta Japan Daily citon këtë zyrtar në kushte anonimiteti të thotë se qeveria e Kinës do të vendosë tarifa për importin e naftës bruto nga SHBA dhe do të përqendrohet në blerjen e naftës nga Afrika Perëndimore dhe Lindja e Mesme, përfshirë Iranin. Ai tha se mosmarrëveshjet tregtare midis SHBA dhe Kinës kishin nxitur idenë për zëvendësimin e naftës së SHBA me naftë iraniane në blerjet e ardhshme të Kinës. Zyrtari tha se qeveria e Kinës po përqendrohet kryesisht në blerjen e naftës nga Lindja e Mesme dhe po shqyrton rritjen e tarifave për importet e naftës së papërpunuar nga SHBA. E përditshmja japoneze gjithashtu citoi John Driscoll, drejtor i konsulencës së kompanisë JTD Energy, të thoshte se furnizimi me naftë është një çështje vitale për Kinën. Ai tha se Kina zbaton politikën e reciprocitetit dhe nuk ngurron të vendosë tarifa për mallrat e SHBA.