Kharazi: Duhet siguruar interesat e Iranit në marrëveshjen bërthamore
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit deklaroi se vullneti politik i Evropës në mbështetjen e marrëveshjes bërthamore duhet të shoqërohet me veprime praktike dhe konkrete në mënyrë që të sigurohen interesat e Iranit.
Kamal Kharazi, kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit i cili po qëndron për një vizitë në Gjermani, të martën në takim me Niels Annen, ministrin këshilltar për çështje të jashtme të Gjermanisë, deklaroi: "Mbështetja e Evropës ndaj marrëveshjes bërthamore, përveçse është mbështetje ndaj një traktati ndërkombëtar, ajo konsiderohet edhe ndihmë ndaj çështjes së sigurisë së rajonit. Qëllimi i Amerikës është krijimi i tensioneve në rajon dhe pasojat negative të këtij qëllimi mund të transferohen edhe në Evropë. Edhe pse Evropa në lidhje me marrëveshjen bërthamore mund të lëshojë pe përball Uashingtonit, por me padyshim se Amerika do t'i imponojë asaj edhe çështje të tjera. Shndërrimi i vullnetit politik të Evropës në mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore në veprime praktike dhe konkrete, është i rëndësishëm për arsye se nëse nuk sigurohen interesat e Iranit në këtë marrëveshje, atëherë nuk ekziston kurrfarë arsye që Irani të qëndrojë në këtë marrëveshje".