Trupat e 60 martirëve iranianë të mbrojtjes së lavdishme kthehen në Iran
Turpat e 60 martirëve të mbrojtjes së lavdishme të mërkurën nëpërmjet kufirit Khosrovi në perëndim të Iranit, nga Iraku me ceremoni zyrtare kanë hyrë në territorin e Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se trupat e 60 dëshmorëve të mbrojtjes së lavdishme janë mirëpritur nga populli në qytetin Kasreshirin dhe më pas janë dërguar në qytetin Sarpol Zehab ku do të varrosen. Gjeneral Sejed Muhamed Bagherzade, komandanti i komitetit për kërkimin e të zhdukurve në shtabin e forcave të armatosura të Iranit, gjatë kësaj ceremonie deklaroi: "Në bazë të marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe Irakut, do të përshpejtohet operacioni për kërkimin e trupave të martirëve të periudhës së mbrojtjes së lavdishme". Ai tha se për shpejtimin e këtij operacioni do të bashkëpunojnë edhe disa komandantë të forcave Hashd Sha'bi të Irakut për të vazhduar kërkimet edhe në rajonin e Kurdistanit të Irakut në zona të caktuara.