Abdulahian mesazh urimi për çlirimin e provincës Dara në Siri
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, në një mesazh të tij ka uruar çlirimin e provincës Dara në jug të Sirisë.
Dje forcat e ushtrisë siriane janë futur në qytetin Dara qendër e provincës Dara në jug të vendit ku kanë ngritur flamurin e Sirisë. Operacioni i ushtrisë siriane për çlirimin e provincës Dara ka nisur në fund të qershorit në 3 anë dhe deri më sot janë çliruar shumë qytete dhe fshatra të kësaj province. Amir Abdulahian, asistenti i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, në një mesazh të tij në Twitter pasi ka vënë në dukje se kriza dhe trazirat në Siri kanë nisur prej 15 marsit 2011 ka thënë: Qyteti Dara është pika e parë e nisjes së trazirave dhe e futjes së terroristëve të huaj në Siri. Uroj forcat e ushtrisë, popullin dhe presidentin e Sirisë për çlirimin e këtij qyteti. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.