Velajati: Irani me kërcënimin e Amerikës, nuk largohet nga Siria
(last modified Fri, 13 Jul 2018 13:56:56 GMT )
Korrik 13, 2018 15:56 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani me kërcënimin e Amerikës, nuk largohet nga Siria

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar se prania e Iranit dhe e Rusisë në Siri do të vazhdojë, deklaroi se Irani me kërcënimet e Amerikës dhe të regjimit sionist nuk largohet nga Siria.

Ali Akbar Velajati të premten në institutin hulumtues “Valdai” të Rusisë në Moskës tha: “Nëse Irani dhe Rusia do të largohen nga Siria, terroristët përsëri do të marrin nën kontroll këtë vend, prandaj kjo prani garanton mosaktivizimin përsëri të terroristëve në Siri. Instruktorët ushtarak të Iranit në Siri dhe Irak janë të pranishëm me kërkesë të qeverive të këtyre vende dhe në mënyrë të ligjshme veprojnë në këto vende”.

Velajati vuri në dukje faktin se Irani nuk është i interesuar për të biseduar me Amerikën, sepse ky vend nuk është i besueshëm dhe tha: “Irani do të pengojë ndarjen territoriale të Sirisë sipas modelit të Libisë dhe do ta ndihmojë Sirinë për t’u përballur me agresionet e Amerikës. Qëllimi i kërkesës së Amerikës nga Irani që të largohet nga Siria është goditja dhe dëmtimi i aleancës Moskë-Teheran. Siri, Irani, Rusia dhe Hezbullahu i Libanit koordinojnë veprimet e tyre me njëri-tjetrin në Siri”.

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me urdhrin e presidentit të Amerikës për t’i kthyer përsëri në fuqi sanksionet kundër Iranit, deklaroi: “Bisedimet e Iranit me Rusinë dhe Kinën në lidhje me marrëveshjen bërthamore po vazhdojnë akoma dhe nëse nuk sigurohen interesat ekonomike të Iranit në marrëveshjen bërthamore, Teherani nuk ka arsye që të mbesë në këtë marrëveshje”.

Në lidhje me kërcënimin e Trump për ndalimin e eksportit të naftës së Iranit nëpërmjet Gjirit Persik, z. Velajati theksoi: “Irani nuk po shikon asnjë pengesë të pakapërcyeshme për shitjen e naftës së vet dhe nëse Iranit nuk mund të eksportojë naftë nëpërmjet Gjirit Persik, atëherë askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”.  

Tags