Velajeti: Në takim me Putin është forcuar bashkëpunimi rajonal Iran-Rusi
(last modified Sat, 14 Jul 2018 08:49:47 GMT )
Korrik 14, 2018 10:49 Europe/Tirane
  • Velajeti: Në takim me Putin është forcuar bashkëpunimi rajonal Iran-Rusi

Ali Akbar Velajeti, këshilltar i liderit suprem të revolucionit islamik për çështjet ndërkombëtare, në një intervistë për kanalin e parë të radiotelevizionit shtetëror të Iranit, ka folur mbi takimin e fundit të tij me Vladimir Putin president i Rusisë dhe tha se pas këtij takimi do të stabilizohen bashkëpunimet rajonale të Iranit dhe Rusisë.

Pas këtij takimi janë stabilizuar bashkëpunimet rajonale të Iranit dhe Rusisë, ka thënë në fjalën e tij Ali Akbar Velajeti.  Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit zhvilloi një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe i dorëzoi atij mesazhin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe gjithashtu mesazhin me shkrim të presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Ali Akbar Velajati të enjten shkoi në rezidencën e presidentit të Rusisë në veriperëndim të Moskës dhe në takim me Vladimir Putin i dorëzoi atij mesazhin me special të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe mesazhin me shkrim të z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit të mërkurën në krye të një delegacioni të lartë arriti në Moskë të Rusisë. Z. Velajati pas arritjes në Moskë në një prononcim për media vuri në dukje marrëdhëniet e rëndësishme strategjike të Iranit dhe Rusisë dhe deklaroi: “Gjatë viteve të kaluara është ngritur niveli i marrëdhënieve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare mes Teheranit dhe Moskës. Bashkëpunimi i Frontit të Rezistencës të drejtuar nga Irani dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetësve të tij në Siri, është një shembull i mirë i bashkëpunimit të Iranit dhe Rusisë që vetëm marrëdhënia strategjike dhe afatgjate mund të rezultojë në bashkëpunime të tilla”. Bashkëpunimet rajonale të Iranit dhe Rusisë, tani kanë kaluar bashkëpunimet e mëparshme në kuadër të marrëdhënieve për detin Kaspik dhe marrëdhënieve ekonomike. Irani dhe Rusia janë kundër pranisë së Amerikës dhe NATO-s apo ndonjë pale tjetër të huaj në rajon.

 

 

Tags