Ceremonia vjetore e kishës Thaddeus
(last modified Sun, 15 Jul 2018 07:06:47 GMT )
Korrik 15, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Ceremonia vjetore e kishës Thaddeus

Ceremonia e 64-ët vjetore e armenëve të botës në prani të të krishterëve nga Irani, Armenia, Siria, Libani, Hollanda, Franca, Austria, Gjermania dhe Kanadaja është organizuar në manastirin Thaddeus në veriperëndim të Iranit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, manastiri Thaddeus është kisha e 9-të më e vjetër në Iran dhe është kisha e parë e cila është ndërtuar nga apostujt e hazretit Isa(as). Kisha është ndërtuar mbi varrin e Thaddeus në periudhën akamenide. Armenët për çdo vit në muajin korrik, në një ditë si kjo që përkon me martirizimin e Thaddeus organizojnë një ceremoni të veçantë në manastirin Thaddeus. Në këtë ceremoni mblidhen të krishterë nga Irani dhe nga e gjithë bota. Ceremonia zgjat nga 3 deri në 5 ditë. Manastiri Thaddeus ndodhet në provincën Azerbajxhani perëndimor në veriperëndim të Iranit.

Tags