Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Iranit viziton Pakistanin
Korrik 15, 2018 09:29 Europe/Tirane
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Iranit në krye të një delegacioni të lartë arriti në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Gjeneral Muhamed Bagheri me ftesë të Kamer Xhavid Baxhua, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Pakistanit, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Islamabad. Gjeneral Muhamed Bagheri gjatë vizitës treditore në Pakistan, do të takohet dhe bisedojë me funksionarë të lartë ushtarakë dhe politikë të Pakistanit. Zhvillimi i bashkëpunimeve mes Teheranit dhe Islamabadit në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimet kufitare dhe lufta kundër terrorizmit janë temat kryesore të bisedimeve mes palës ushtarake të Iranit dhe funksionarëve pakistanezë.
Tags