Presidenti Ruhani nënvizon solidaritetin për të sfiduar komplotet amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79439-presidenti_ruhani_nënvizon_solidaritetin_për_të_sfiduar_komplotet_amerikane
Presidenti iranian Hasan Ruhani kërkoi bashkëpunim midis të gjitha organeve të pushtetit për t'u përballur me komplotet amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2018 15:52 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani nënvizon solidaritetin për të sfiduar komplotet amerikane

Presidenti iranian Hasan Ruhani kërkoi bashkëpunim midis të gjitha organeve të pushtetit për t'u përballur me komplotet amerikane.

Bashkëpunimi midis të gjitha organeve të pushtetit dhe aparateve për të neutralizuar komplotet amerikane është e domosdoshme, tha z. Hasan Ruhani në një takim të dielën me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei. Gjatë takimit, presidenti iu referua përpjekjeve të armiqve për të shkaktuar shqetësime për popullin iranian rreth parashikimeve të ardhshme ekonomike dhe inflacionit dhe tha se pavarësisht nga përpjekjet psikologjike dhe ekonomike të armiqve, të ardhurat e vendit janë rritur në krahasim me vitin e kaluar. Presidenti Ruhani e informoi Liderin Suprem të Revolucionit Islamik mbi punën e kabinetit të tij dhe nënvizoi zbatimin e direktivave të tij udhërrëfyese.