Lideri Suprem: Qeveria mund të neutralizojë komplotet amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79440-lideri_suprem_qeveria_mund_të_neutralizojë_komplotet_amerikane
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik theksoi se qeveria iraniane nëse merr masat e nevojshme, do të jetë në gjendje të kapërcejë problemet dhe të mposhtë komplotet e SHBA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 15, 2018 20:23 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Qeveria mund të neutralizojë komplotet amerikane

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik theksoi se qeveria iraniane nëse merr masat e nevojshme, do të jetë në gjendje të kapërcejë problemet dhe të mposhtë komplotet e SHBA.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një takim të organizuar të dielën me ftesë të tij me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, duke i cilësuar të fuqishme qëndrimet e presidentit iranian gjatë vizitës në Evropë, theksoi: "Demonstrimi i autoritetit përballë të huajve, sidomos amerikanëve, është i domosdoshëm dhe kjo duhet të bëhet në kohë, në mënyrë të qartë dhe bindëse". Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke theksuar "ndjekjen serioze të punëve duke shfrytëzuar aftësitë dhe potencialet e vendit", shtoi: " Shtetet europiane janë të detyruara të ofrojnë garancitë e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, por ekonomia e vendit nuk duhet të lidhet me këtë çështje". Ajetollah Khamenei duke vendosur theks të veçantë mbi "nevojën për një zgjerim në rritje të diplomacisë dhe marrëdhënieve të jashtme", shtoi: " Përveç disa vendeve të tilla si Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet me Lindjen dhe Perëndimin duhet të forcohen më tej dhe të rritet lëvizja operacionale dhe inteligjente e diplomacisë". Ai gjithashtu bëri thirrje për përgatitjen e një "projekti afatgjatë për një ekonomi të qëndrueshme për Iranin" dhe nënvizoi: "Nëse hartohet një projekt i qartë për ekonominë, populli dhe aktivistët ekonomikë do ta kenë të qartë detyrën e tyre dhe me lehtësim dhe me  ndjenjë përgjegjësie do të nxitojnë të ndihmojnë qeverinë".