Të rinjtë iranianë në Kickboxing, shpallen kampion bote
Në kampionatin e 7-të botëror të sportit Voshu( kickboxing) që organizohet në Brazil, ekipi i të rinjve iranian është shpallur kampion bote për herë të parë.
Sportistët e ekipit iranian të Voshu në ditën e dytë të ndeshjeve për kampionatin botëror për të rinjtë në Brazil arritën të marrin një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi. Kampionati i 8-të botëror i sportit Voshu për të rinjtë nisi ditën e enjte me praninë e 400 sportistëve nga 45 vende të botës dhe përfundon ditën e dielë. Kampionati mbahet në qytetin Brazilia të Brazilit. Irani në këtë kampionat është prezantuar me dy skuadra për femrat dhe meshkujt. Me gjithsej 11 medalje ari, 8 argjendi dhe 7 bronzi ekipi iranian ka dalë fitues në këtë kampion. Kjo është hera e parë që një ekip jo kinez shpallet kampion bote në këtë sport. Hong Kongu me 10 medalje ari, 4 argjendi dhe 8 bronzi është renditur I dyti I ndjekur nga Amerika me 8 medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi.