Shtohen me 17 % prodhimi i çelikut të papërpunuar në Iran
Republika Islamike e Iranit në tre muajt e kaluar të këtij viti (2018), ka prodhuar mbi 3.8 milionë tonë çelik të papërpunuar që në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar, prodhimi i këtij produkti është shtuar me 17 %.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Republika Islamike e Iranit në vitin 2017 duke prodhuar mbi 21.8 milionë tonë çelik të papërpunuar, në mesin e 65 vendeve prodhuese të çelikut në botë, është radhitur në vendin e 13-të.
Në bazë të raportit të Shoqatës Botërore të Çelikut, në katër muajt e parë të vitit 2018, Kina, India, Japonia, Rusia dhe Koreja Veriore sipas radhës janë pesë vendet e para për prodhimin e çelikut në botë. Në bazë të statistikave të Shoqatës së Prodhuesve të Çelikut në Iran, gjatë periudhës 21 mars – 21 maj të këtij viti, sasia e importeve të produkteve të çelikut në Iran ka arritur në 187 mijë tonë dhe në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar, importi i këtij produkti ka rënë me 47%.