Arrestohet një grup pjesëtarësh të ISIS në jugperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79477-arrestohet_një_grup_pjesëtarësh_të_isis_në_jugperëndim_të_iranit
Ministri iranian i informacionit njoftoi zbulimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një grupit terrorist të ISIS në jugperëndim të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Arrestohet një grup pjesëtarësh të ISIS në jugperëndim të Iranit

Ministri iranian i informacionit njoftoi zbulimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një grupit terrorist të ISIS në jugperëndim të Iranit.

Mahmud Alavi ditën e hënë në qytetin Zanxhan në veriperëndim të Iranit ka thënë: 4 persona të cilët me pretekstin e vrasjes së vëllait të tyre në Siri që ishte anëtar i ISIS, kishin ndërmend të krijonin një grup terrorist të varur nga ISIS, mirëpo ky grup është zbuluar ditën e hënë nga forcat e policisë së Iranit. Ministri Iranian i informacionit ndër të tjera shtoi: Ky grup terrorist ka kryer disa akte vandale në zona të ndryshme mirëpo më në fund me ndërhyrjen e policisë personat në fjalë janë arrestuar. Mahmud Alavi, ministër i informacionit i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi se nga 20 marsi 2017 deri më 20 mars 2018, forcat Iraniane të rendit kanë shkatërruar 300 grupe terroriste.