Gazi Asgar: Haxhi mjet i unifikimit të Botës Islame
(last modified Wed, 18 Jul 2018 09:01:23 GMT )
Korrik 18, 2018 11:01 Europe/Tirane
  • Gazi Asgar: Haxhi mjet i unifikimit të Botës Islame

Përfaqësuesi i liderit suprem në institutin e pelegrinazhit dhe të haxhit në Iran, tha se haxhi është mjet i unifikimit dhe bashkimit të botës islame.

Hoxhatul’islam Sejed Ali Gazi Asgar, në ceremoninë e dërgimit të grupit të parë të pelegrinëve iranianë në Aeroportin e iamm KHomenit, pasi uroi për afrimin e javës së haxhit dhe dekadës së dinjitetit për të gjithë myslimanët e botës tha se sot aroma e spiritualitetit të haxhit ndihen qartë. Përfaqësuesi i liderit suprem për çështjet e pelegrinazhit dhe haxhit tha se dërgimi i grupit të parë të hanxhinjve iranianë ka përhapur spiritualitetin e haxhit në të gjithë Iranin islamik dhe shpresoi se që sivjet hanxhinjtë iranianë të organizojnë një haxh dinjitoz dhe me nder. Sot në prani të përfaqësuesit të liderit suprem në institutin e haxhit dhe pelegrinazhit, nga aeroporti imam Khomeini (ra) është nisur grupi i pari i hanxhinjve me 270 iranianë. Sivjet 85 mijë e 200 pelegrinë iranianë do të marrin pjesë në kongresin e madh të haxhit në Arabinë Saudite. Lideri suprem i revolucionit islamik në takim me zyrtarët organizativ të haxhit foli mbi njësimin e spiritualitetit me politikën dhe tha se haxhi është një mundësi për tu çliruar nga keqja dhe në të njëjtën kohë një mundësi për bashkimin dhe unifikimin e myslimanëve.

 

 

Tags