Sanksionet e SHBA kundër Iranit po irritojnë aleatët e Uashingtonit
Sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit po irritojnë aleatët e Uashingtonit, tha një zyrtar i lartë gjerman.
Gjermania do të veprojë në interesin e saj dhe shpreson që India gjithashtu do të vazhdojë blerjen e naftës iraniane, tha Niels Annen, ministër i shtetit për Çështjet Ndërkombëtare në një intervistë me televizionin indian News 18. Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur një afat në 4 nëntor për të ndaluar tregtinë e naftës me Iranin. India është një nga klientët më të mëdhenj të naftës së papërpunuar të Iranit. "Do të jetë vendimi sovran i Indisë. Unë nuk jam një shitës për Iranin, por kam një përshtypje se India është e gatshme të vazhdojë blerjen e naftës nga Irani dhe kjo do të jetë një deklaratë shumë e rëndësishme ", deklaroi Niels Annen. Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme i Indisë i tha të mërkurën, Parlamentit indian, se India është e angazhuar në një partneritet afatgjatë me Iranin mbi energjinë, tregtinë dhe portin iranian Chabahar.