Ekipi iranian i volejbollit i ulur kalon në finale
Ekipi iranian i volejbollit të ulur pasi fitoi përballë Egjiptit ka kaluar në finalet e botërorit të këtij sporti.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ekipi iranian i volejbollit të ulur për meshkujt ditën e enjte u ndesh në gjysmëfinale me Egjiptin ku ftoi me rezultatin 3 me 1 dhe u kualifikua për në finale. Me këtë fitore ekipi iranian i volejbollit të ulur e ka fituar pjesëmarrjen në lojërat olimpike Tokio-2020. Më herët ky ekip ka arritur të mundë ekipet nga Japonia, Gjermania dhe Rusia. Në kampionatin botëror të volejbollit të ulur kanë marrë pjesë 16 vende për meshkujt dhe 16 për femrat. Ekipi kombëtar i volejbollit të ulur të Iranit është një nga ekipet më me emër në botë.