Khatami: Lidhjet diplomatike neutralizojnë presionet e Perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79575-khatami_lidhjet_diplomatike_neutralizojnë_presionet_e_perëndimit
Ligjëruesi i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran, tha se forcimi i marrëdhënieve diplomatike me vendet e tjera është në interesin e Iranit, sepse ndikon në parandalimin e presioneve perëndimore ndaj Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2018 15:08 Europe/Tirane
  • Khatami: Lidhjet diplomatike neutralizojnë presionet e Perëndimit

Ligjëruesi i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran, tha se forcimi i marrëdhënieve diplomatike me vendet e tjera është në interesin e Iranit, sepse ndikon në parandalimin e presioneve perëndimore ndaj Iranit.

"Lideri suprem i Revolucionit Islamik ka ofruar udhëzime të qarta mbi zgjerimin e aktiviteteve diplomatike," tha Ajetollah Ahmed Khatami në një fjalim në namazin e të premtes në Teheran. "Ne kemi lidhje diplomatike me të gjithë botën, përveç regjimit të SHBA dhe regjimit sionist, pasi regjimi sionist është okupator dhe i paligjshëm dhe marrëdhëniet diplomatike me SHBA nuk do të vendosen derisa Uashingtoni të heqë dorë nga armiqësia me Iranin ", tha ai në predikimet para namazit. "Dërgimi i emisarëve të posaçëm të Liderit Suprem në Rusi dhe marrëdhëniet me Kinën dhe Indinë janë në përputhje me ligjet", tha Ajetollah Khatami, duke shtuar se nëse SHBA dhe Evropa e shohin Iranin në një rrugë pa krye, ato do të rrisin presionin e tyre. " Politika e dinjitetit, e mençurisë dhe e largpamësisë , është politika e drejtë dhe fikse e Republikës Islamike të Iranit dhe perëndimorët nuk duhet të lejohen të shantazhojnë Iranin e fuqishëm e të pavarur", tha ligjëruesi i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran.