Ish ylli iranian i futbollit, trajner i të rinjve të Hamburgut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79587-ish_ylli_iranian_i_futbollit_trajner_i_të_rinjve_të_hamburgut
Mehdi Mahdavikia, ish ylli i futbollit iranian, ditën e premte ka nënshkruar një kontratë me klubin e Hamburgut për të drejtuar ekipin e të rinjve të moshave deri në 21 vjeç.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Ish ylli iranian i futbollit, trajner i të rinjve të Hamburgut

Mehdi Mahdavikia, ish ylli i futbollit iranian, ditën e premte ka nënshkruar një kontratë me klubin e Hamburgut për të drejtuar ekipin e të rinjve të moshave deri në 21 vjeç.

Mahdavikia ka qenë një lojtar shumë i mirë i ekipit të Hamburgut në vitet 1999-2007. Ai ka qenë një nga futbollistët më të mirë të këtij ekipi. Mehdi Mahdavikia është zgjedhur 2 herë nga tifozët e Hamburgut si lojtari më i mirë, një herë në kampionatin 2002-2003 dhe një herë në kampionatin 2003-3004. Ndërsa nga revista gjermane Kicker është cilësuar si krahu i djathtë më i mirë i Bundësligës. Në vitin 2003, ai është zgjedhur si lojtari më I mirë nga Konfederata Aziatike e Futbollit.