Irani dënon ligjin racist të miratuar nga parlamenti i regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79588-irani_dënon_ligjin_racist_të_miratuar_nga_parlamenti_i_regjimit_sionist
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar miratimin e ligjit racist për shtetin Hebre në parlamentin e regjimit sionist dhe ka thënë se aparteidi kundër palestinez do të eliminohet me vullnetin dhe rezistencën e kombit palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Irani dënon ligjin racist të miratuar nga parlamenti i regjimit sionist

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar miratimin e ligjit racist për shtetin Hebre në parlamentin e regjimit sionist dhe ka thënë se aparteidi kundër palestinez do të eliminohet me vullnetin dhe rezistencën e kombit palestinez.

Behram Kasemi ka thënë se regjimi i jashtëligjshëm dhe racist sionist, ka vazhduar jetën e tij për 70 vite duke u mbështetur në pushtimin e Palestinës dhe duke vrarë padronet e vërtetë të kësaj tokë dhe se fundi me miratimin e një ligji racist. Behram Kasemi ndër të tjera ka thënë: Mbështetja e gjithanshme e Amerikës për regjimin sionist, vendimi i qeverisë së Donald Trump për transferimin e  ambasadës amerikane në qytetin Kods, përpjekja e disa vendeve arabe për normalizimin e marrëdhënieve me grabitësit e tokës palestinez, mos ndëshkimi i regjimit sionist për shkak të shkeljes së normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe për shkak të vrasjes së popullit palestinez, i ka dhënë guxim këtij regjimi që të vazhdojë politikën e hebraizimit të Palestinës dhe spastrimit etnik që padyshim do të destabilizojë rajonin akoma më shumë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi se epokës së racizmit dhe aparteidit i ka ardhur fundi dhe shtoi: racizmi në Palestinën e pushtuar gjithashtu do të përfundojë për shkak të rezistencës së popullit palestinez, popujve myslimanë dhe liridashës të botës. Me gjithë protestat e shumta, ditën e enjte, parlamenti i regjimit sionist miratoi ligjin racist shteti hebre.